Ndërlidhjet

Incko: Pranimi i krimeve, kusht për konsolidimin e paqes


Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Incko

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Incko

Pranimi dhe njohja e fakteve se gjatë luftës janë kryer krime është e një rëndësie të madhe për familjet e viktimave dhe për vendin në përgjithësi, ka thënë përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Valentin Incko.

Ai ka thënë se është lehtë të shtrembërohet dhe të mohohet e kaluara duke e manipuluar atë.

Incko ka bërë këto komente në një takim me përfaqësuesit e Komisionit Rajonal për Përcaktimin e Fakteve për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, REKOM.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje ka thënë se pranimi dhe njohja e krimeve të kryera në rajon, është thelbësore për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
XS
SM
MD
LG