Ndërlidhjet

logo-print

Nikoliq në Mitrovicë: Kosova do mbetet Serbi


Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliq ka mbajtur një tubim parazgjedhor në Mitrovicë, ku ka deklaruar se “Kosova do të mbetet gjithnjë Serbi”.

“Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Ajo nuk është e imja, nuk e kam trashëgim nga babai, nuk e kam blerë dhe nuk mund ta shes apo t’ia dhuroj dikujt. Ajo ju takon juve dhe gjithë Serbisë, secilit qytetar të saj, veç e veç. Ashtu si dëshirojnë qytetarët, ashtu edhe do të jetë. Në Kushtetutë shkruan se dëshirojnë që kjo të jetë Serbi. Do të jetë Serbi derisa edhe serbi i fundit të ecë mbi tokë”, ka thënë Nikoliq.

Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se Nikoliq dhe krerët e tjerë të Partisë Përparimtare Serbe, nuk kanë bërë kërkesë për ta vizituar Kosovën.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata kanë hyrë përmes rrugëve dytësore në Kosovë.
XS
SM
MD
LG