Ndërlidhjet

logo-print

Serbia i kërkon OSBE-së monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë


Posterë zgjedhorë në Serbi

Posterë zgjedhorë në Serbi

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale duhet të mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Ai i ka thënë agjencisë serbe te lajmeve Tanjug, se do të kërkojnë nga OSBE-ja, që përmes monitorimit të ndihmojë në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, OSBE vetëm duhet të monitorojë zgjedhjet dhe jo të përcaktojë numrin e qendrave të votimit dhe kushtet tjera.

Bogdanoviq ka thënë se ekzstson gatishmëria që të zvogëlohet numri i qendrave te votimit në jug të lumit Ibër, por, sipas tij, ai duhet të mbetet i njëjtë sikurse përpara.

“Jemi pajtuar se do të ishte keq që ato të mbahen vetëm në veri. Kjo do të ishte porosi e keqe për komunitetin ndërkombëtare që është i obliguar të na ndihmiojë në mbajtjen e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, e edhe në Prishtinë, sepse me plot të drejtë dikush mund të konstatojë se Prishtina e dëshiron ndarjen e Kosovës”, ka shpjeguar Bogdanoviq, duke shfaqur shpresën se OSBE do të pranojë që të ndihmojë.

Ai ka thënë se konsultimet me OSBE-në janë duke u zhvilluar dhe se pritet që të gjendet ndonjë kompromis.

“Nuk dëshirojmë që pa pajtimin e organizatave ndërkombëtare relevante të organziojmë zgjedhjet, që t’i vëmë para rrezikut njerëzit, por qëllimi ynë është ato të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Ne veri mund të organizojmë edhe pa mbështetje, por fatkeqësisht jo edhe në jug të lumit Ibër”, ka thënë Bogdanoviq.

Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare më 6 maj.
Ky shtet ka dhënë sinjale se do të heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, si pasojë e trysnisë ndërkombëtare. Autoritetet kosovare këmbëngulin se në territorin e Kosovës nuk duhet të organizohet asnjë lloj i zgjedheve te shtetit serb.
XS
SM
MD
LG