Ndërlidhjet

logo-print

Putin pro përdorimit të aeroportit rus nga NATO


Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur rus, Vlladimir Putin

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur rus, Vlladimir Putin

Presidenti i zgjedhur rus, Vlladimir Putin ka shprehur mbështetjen e tij që NATO të përdorë një aeroport rus si qendër për furnizimin e misionit të saj në Afganistan.

Putin tha se edhe pse e ka konsideruar NATO-n “një kthim prapa në luftën e ftohtë”, aleanca perëndimore ushtarake, sipas tij, duhet të luajë një rol të “stabilizuesit të çështjeve globale.”

NATO ka kërkuar leje për të përdorur aeroportin në qytetin e Ulyanovskit, mbi lumin Vollga.

Putin tha se është në ‘interesin kombëtar’ të Rusisë që të aprovojë kërkesën, sepse “paqendrushmëria në Afganistan, mund të rezultojë më përhapjen e dorgës dhe ekstremizmit islamik”.
XS
SM
MD
LG