Ndërlidhjet

Kuarteti i “shqetësuar” me situatën në Bregun Perëndimor


Dhuna palestinezo-izraelite, Ramallah, Bregu perëndimor, 30 mars, 2012
Dhuna palestinezo-izraelite, Ramallah, Bregu perëndimor, 30 mars, 2012
Kuarteti i Lindjes së Mesme “shprehu shqetësimin” mbi aktivitetin e vazhdueshëm në kolonitë në Bregun Perëndimor dhe i bëri thirrje Izraelit që të sjellë autorët para drejtësisë.

Grupi, që ndërmjetëson në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ku përfshhen Kombet e Bashkuara, Rusia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, e bëri këtë deklaratë pas një takimi në Uashington.

Kuarteti gjithashtu vuri në dukje përparimin e rëndësishëm mbi sigurinë të arritur nga ana e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, dhe bëri thirrje për të përmirësuar rendin dhe ligjin, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe nxitjen e urrejtjes.

Ai gjithashtu dënoi sulmet me raketa nga Gaza.

Egjipti ndërmjetësoi një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë më 13 mars, pasi që Izraeli vrau një militant palestinez më 9 mars, cka pat nxitur dhunë.

Palestinezët patën hedhur raketa drejt Izraelit, ndërsa ky i fundit qe kundërpërgjigjur me sulme nga aeroplanët luftarakë.
XS
SM
MD
LG