Ndërlidhjet

Lansimi i raketës koreane të enjten?


Kore Veriore
Kore Veriore
Koreja Veriore mund të lansojë raketën në hapësirë më së largu të enjten, pavarësisht se Perëndimi po kërkon që të mos bëhet një gjë e tillë.

Pheniani nuk ka njoftuar saktësisht se kur do të ndodhë lansimi. Të mërkurën, zyrtarët thanë se raketa po mbushej me karburant.

SHBA dhe të tjerët dyshojnë se Koreja Veriore po përdor raketën për të testuar raketa më shkallë të gjerë veprimi, nga i cili veprim është e sanksionuar prej OKB-së.

Pheniani thotë se raketa do të vendosë një satelit për motin në orbitë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton e paralajmëroi Pehnianin që të mos lansojë raketën, duke thënë se ai veprim “do të jetë kërcënim direkt për sigurinë rajonale”.
XS
SM
MD
LG