Ndërlidhjet

logo-print

Akuzohet vrasësi i Trejvon Martinit


Në fotografi, 17 vjeçari i vrarë, Trejvon Martin

Në fotografi, 17 vjeçari i vrarë, Trejvon Martin

Në Shtetet e Bashkuara, personi që vrau një të ri me ngjyrë në shtetin jugor të Floridas është akuzuar me vrasje të shkallës së dytë.

Vrasja e Trejvon Martinit në muajin shkurt, shkaktoi protesta kombëtare, pasi që personi që kishtë shtënë në të, fillimisht nuk qe arrestuar.

Presidenti Barack Obama pat thënë: “Po ta kisha një djalë, ai do të dukej si Trejvoni”.

I dyshuari, Xhorxh Zimerman, tha se ka shtënë mbi të riun, sepse ndjente se po i kërcënohej jeta e tij, gjë kjo e lejuar në disa raste me ligjet e Floridas.

Avokati i tij tha se Zimermani nuk do të deklarohet fajtor.
XS
SM
MD
LG