Ndërlidhjet

Irani ndalon eskportin e naftës në Gjermani


Rafineri nafte, Iran
Rafineri nafte, Iran
Televizioni i Iranit tha se Teherani ka ndërprerë eksportin e naftës për në Gjermani, një ditë pasi ndaloi eksportin edhe në Spanjë.

Lëvizja, thuhet se është hakmarrje ndaj ndalesës që Bashkimi Evropian iu ka bërë importeve të naftës, ndalesë kjo, që hyn në fuqi në muajin korrik.

Irani tashmë ka ndaluar eksportin e naftës në Francë, Britani dhe Greqi, dhe po e shqyrton ndalimin e shitjes edhe në Itali.

Mediat iraniane njoftojnë se Teherani planifikon që të ndalojë importin nga 100 kompani evropiane si pjesë e hakmarrjes ndaj sanksioneve të BE-së.

BE ka vendosur sanksione për shkak të programit bërthamor të Iranit, për të cilin, fuqitë perëndimore dyshojnë se ka për qëlim krijimin e armëve bërthamore. Irani hedh poshtë një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG