Ndërlidhjet

logo-print

Sony shkurton 10 mijë vende pune


Djemtë luajnë me videolojërat Sony Playstation në një dyqan elektronik në Tokio

Djemtë luajnë me videolojërat Sony Playstation në një dyqan elektronik në Tokio

Sony tha se do të shkurtojë 10 mijë vende pune, ose 6 për qind të forcës punëtore globale të kompanisë.

Shkurtimet do të ndodhin brenda 12 muajve të ardhshëm, meqë kompania ka pësuar humbje të mëdha.

Masa është pjesë e riorganizimit të madh të Sony-t që ka thënë se do të fokusohet në tri fusha- imazhet digjitale, video-lojërat dhe telefonat celularë.

Të martën, Sony parashikoi një humbje vjetore prej 6.4 miliardë dollarësh, që është dyfishi i vlerësimit të mëhershëm.

Sony është në konkurrencë në biznesin e televizorëve me Samsungun e Koresë Jugore dhe LG-në, ndërsa Apple i ka sfiduar këto kompani në garën e telefonave.

Prodhuesi japonez i televizorëve Sharp pritet të ketë një humbje vjetore prej 4.7 miliardë dollarësh këtë vit.
XS
SM
MD
LG