Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje proteston në sallën e Kuvendit

  • RFE /RL

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës duke mbajtur para saj një pankartë ku ishin të shkruar emrat e qytetarit të vrarë Selver Haradinajt dhe policit po ashtu të vrarë në veri të vendit, Enver Zymberit.

Polici Zymberi ishte vra gjatë aksionit policor për marrjen e pikave doganore në veri më 25 korrik, kurse Haradinaj në banesën e tij pas një sulmi me bombë.

Kjo protestë e Vetëvendosjes në Kuvend, pasoi kërkesën e këtij subjekti politik që të debatohet për gjendjen e krijuar në Mitrovicë, kërkesë kjo që nuk ishte përfillur jo vetëm nga pozita, por as nga partitë në opozitë.

Në pamundësi që të vazhdoj seancën, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi shpalli një pauzë, dhe ftoi kryesinë e kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në një konsultim të përbashkët.(z.g.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG