Ndërlidhjet

Dënohet ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes


Valeri Ivashçenko
Valeri Ivashçenko
Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Valeri Ivashçenko, i cili ka shërbyer në qeverinë e Julia Timoshenkos, është dënuar me pesë vjet burg, nën akuzat për shpërdorim të detyrës.

Gjykata e Kievit e ka dënuar atë për shkak të, siç thuhet, një marrëveshjeje privatizimi, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit afro 10 milionë dollarë.

Ivashçenko e ka quajtur dënimin “të paligjshëm dhe jo të drejtë”.

Ai ka shërbyer si ushtrues detyre i ministrit të Mbrojtjes nga qershori i vitit 2009 deri në mars të 2010-ës.

Ivashçenko është arrestuar në gusht të 2010-ës dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, po vuan po ashtu dënimin prej shtatë vjetësh burg, nën akuzat për abuzim të detyrës zyrtare.

Ivashçenko është zyrtari i tretë i qeverisë së Timoshenkos që dënohet nën akuza të ngjashme.
XS
SM
MD
LG