Ndërlidhjet

Irani s’heq dorë nga “të drejtat bërthamore”


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka thënë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga të drejtat bërthamore, “qofshin në pyetje edhe presionet më të rënda”.

Sipas tij, Perëndimi duhet ta dijë se Irani nuk do të tërhiqet nga të drejtat e tij “të pamohueshme” për energji atomike.

Komentet e tij vijnë pak para takimit të 14 prillit në Stamboll, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – që synon zgjidhjen e aktivitetit të kontestueshëm bërthamor të Republikës Islamike.

Takimi paraqet negociatat e para mes palëve në më shumë se 14 muaj.

Perëndimi druan se Irani ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, por akuzat e tilla hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG