Ndërlidhjet

Policia serbe gjen pikturën e vjedhur


Beograd - foto arkivi
Beograd - foto arkivi
Policia në Serbi thotë se ka gjetur një pikturë që besohet të jetë e piktorit francez, Paul Cezan, e që është vjedhur nga një muze i Zvicrës katër vjet më parë.

Piktura “The Boy in the red vest” kishte vlerën e 110 milionë dollarëve.

Ajo ishte njëra nga katër pikturat që kishin vjedhur tre persona të armatosur.

Dy nga pikturat e vjedhura ishin gjetur disa ditë më vonë. E katërta, vepër e Edgar Degasit, vazhdon të jetë e zhdukur.

Mediat serbe thonë se tre persona janë arrestuar në lidhje me vjedhjen.

Tetorin e kaluar, policia serbe ka gjetur dy pikturat e Pablo Pikasos, të vjedhura nga muzeu i Zvicrës në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG