Ndërlidhjet

Zyrtarët rusë publikojnë të ardhurat


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Rusisë ka publikuar të ardhurat për zyrtarët e lartë, duke nisur nga presidenti i zgjedhur, Vladimir Putin, deri te kreu në largim i shtetit, Dmitri Medvedev.

Putini dhe Medvedevi kanë raportuar 124 mijë dollarë, respektivisht 114 mijë dollarë të ardhura në vitin 2011.

Zëvendëskryeministri i parë, Igor Shuvalov, ka raportuar 12.6 milionë dollarë të ardhura të përbashkëta familjare, pas akuzave se ai ka arritur fitime të mëdha përmes marrëveshjeve “në hije”.

Shuvalov, aleat i ngushtë i Putinit, është kandidat kryesor për një pozitë të larë në qeverinë e re të Rusisë.

Shuvalov ka deklaruar 325 mijë dollarë të ardhura personale gjatë 2011-ës, ndërsa bashkëshortja e tij, Olga Shuvalova, ka raportuar 12.3 milionë dollarë të ardhura dhe disa prona jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG