Ndërlidhjet

Islamabadi finalizon rekomandimet për Uashingtonin


Harta e Pakistanit

Harta e Pakistanit

Komisioni Parlamentar i Pakistanit për Sigurinë Kombëtare ka finalizuar draft-rekomandimet e veta për ridefinimin e marrëdhënieve të Islamabadit me Uashingtonin.

Draft-rekomandimet përfshijnë ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve amerikane në territorin pakistanez, ashtu si dhe ndërprerjen e shfrytëzimit të territorit pakistanez për transportin e armëve dhe municioneve në Afganistan.

Senatori Haji Muamed Adel tha se të gjitha partitë kryesore politike kanë rënë dakord me draftin final. Ai shfaqi shpresën se parlamenti do t’i miratojë rekomandimet së shpejti, por, megjithatë, nuk dha afat të caktuar.

Marrëdhëniet ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit janë rënduar më shumë pas sulmeve ajrore të SHBA-së në nëntor të vitit të kaluar, të cilat kanë vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG