Ndërlidhjet

Bill Klinton do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën


Kryeministri Thaçi gjatë takimit me ish-presidentin Klinton.
Kryeministri Thaçi gjatë takimit me ish-presidentin Klinton.
Gjatë qëndrimit në Uahsington, kryeministri i Kosovёs, Hashim Thaçi, ka takuar ish-presidentin e Shteteve tё Bashkuara, Bill Klinton.

Sipas kumtesës së bërë publike nga Kryeministria, Thaçi, nё emёr tё qytetarёve tё Kosovёs dhe Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs, ka falёnderuar presidentin Klinton pёr rolin e tij vendimtar pёr lirinё dhe pavarёsinё e Kosovёs.

Klinton ka thënë se ndjehet krenar qё "nё momentin e duhur ka marrё vendimet e duhura pёr t’i dhёnё fund luftёs nё Bosnjё dhe nё Kosovё".

Ish-kreu i shtetit amerikan ka thënë se do tё vazhdojё tё mbajё fokusin e tij nё zhvillimet nё Kosovё dhe se do tё japë ndihmёn e tij nё adresimin e sfidave qё e presin Kosovёn.
XS
SM
MD
LG