Ndërlidhjet

Thaçi: Të mos tolerohet qasja dyfytyrёshe e Serbisё


Foto arkivi

Foto arkivi

Të enjten nё Stamboll, gjatё kthimit nga vizita nё SHBA, kryeministri i Kosovёs, Hashim Thaçi, ka takuar pёrfaqёsuesen e lartё tё Bashkimit Evropian pёr Politikё tё Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton.

Thaçi mësohet ta ketë njoftuar baroneshёn Eshton lidhur me gjendjen nё veri tё vendit dhe "qasjen tёrёsisht anti-evropiane tё Serbisё karshi Kosovёs".

"Qasja dyfytyrёshe e Serbisё nuk duhet tё tolerohet. Nuk mund tё ketё njё Serbi evropiane karshi Brukselit dhe njё Serbi mesjetare karshi Kosovёs. Vrasja e qytetarit tё Kosovёs nё shtёpi tё vet, kidnapimi i policёve, arrestimet pa asnjё bazё ligjore tё qytetarёve tё Kosovёs dhe vazhdimi i ekzistencёs sё strukturave paralele e kanë tensionuar tej mase situatёn", citohet të ketë thënë Thaçi.

Ai po ashtu është shprehur edhe në lidhje me ngecjen e Serbisё nё implementimin e marrёveshjeve tё arritura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

"Kredibiliteti i dialogut teknik nuk varet nga numri i marrёveshjeve tё arritura, por nga implementimi i tyre. Fatkeqёsisht, Serbia po zhargit kёtё proces", ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi dhe baronesha Eshton raportohet të kenë biseduar nё detaje edhe pёr agjendёn evropiane pёr Kosovёn, pёr procesin e liberalizimit tё vizave, anёtarёsimin e Kosovёs nё Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, studimin e fizibilitetit dhe marrёveshjen tregtare.

Eshton thuhet ta ketë siguruar Thaçin se do ta mbёshtesё Kosovёn nё rrugёn e reformave drejt integrimit tё plotё nё Bashkim Evropian.
XS
SM
MD
LG