Ndërlidhjet

logo-print

Anan thotë se Siria s'po zbaton planin e tij


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Siria nuk po vepron në pajtueshmëri të plotë me kushtet e planit të tij për paqe, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi të enjten.

Duke folur në Nju Jork, ai i ka bërë thirrje Këshillit që t’i kërkojë Sirisë tërheqjen e plotë të trupave dhe armëve të rënda nga qytetet, ashtu siç parasheh marrëveshja për paqe.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se situata në Siri duket më e qetë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Ai ka thënë se përgjegjësia tani i mbetet Qeverisë së Sirisë që të mbajë premtimin për armëpushim.

“Që nga ky moment, situata duket më e qetë. Po e ndjekim nga afër. Megjithatë, bota po sheh me sy skeptikë, pasi shumë premtime të bëra nga Qeveria siriane nuk janë mbajtur”, u ka thënë Ban gazetarëve në Gjenevë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se dhuna në Siri ka vazhduar edhe të enjten, me të paktën tre të vrarë nga forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG