Ndërlidhjet

logo-print

Thirrje Damaskut - të zbatohet plani i paqes


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit botërorë i kanë bërë thirrje Damaskut të zbatojë tërësisht planin për paqe, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe ai i Francës, Nikolas Sarkozi, kanë thënë se Siria duhet të respektojë angazhimin e saj për planin gjashtë-pikësh të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

Gjatë bisedës telefonike, ata janë dakorduar për intensifikimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund “goditjes brutale” në Siri.

Në Kombet e Bashkuara, ambasadori i Rusisë, Vitali Çurkin, ka thënë se Moska kërkon po ashtu zbatimin e plotë të marrëveshjes për paqe.

Edhe i dërguari i Kinës në OKB, Vang Min, ka bërë thirrje për implementim të planit, duke thënë se Damasku duhet të tërheqë trupat nga qytetet.

Damasku ka thënë se është i angazhuar rreth planit për paqe, por ka akuzuar “rebelët” për shkelje të armë-pushimit.

Ky i fundit ka hyrë në fuqi në orët e hershme të së enjtes, ndonëse aktivistët kanë raportuar për disa shkelje. Sipas tyre, bëhet fjalë për të paktën tre të vrarë nga forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhunë qysh në mars të vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG