Ndërlidhjet

logo-print

Lansimi i raketës në Korenë Veriore – dështoi


Raketa Unha-3 para lansimit

Raketa Unha-3 para lansimit

Përkundër vërejtjeve dhe thirrjeve nga shumë vende, Koreja Veriore e ka lansuar një raketë për në gjithësi, por zyrtarët nga Koreja Jugore, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara thanë se duket se raketa ka dështuar, pak kohë pas lansimit.

Lansimi i raketës Unha-3 u bë në mëngjes sipas kohës lokale, nga pjesa perëndimore e këtij vendi.

Ministri i mbrojtjes i Japonisë, Naoki Tanaka, u tha gazetarëve në Tokio se “duket se ojekti ka fluturuar për më tepër se një minutë e pastaj ka rënë në oqean” dhe shtoi se “nuk ka pasur absolutisht kurrfarë efekti” në territorin e Japonisë”.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore raportoi shkurt se “sateliti vëzhgues i tokës ka dështuar të hyjë në orbitë dhe se shkencëtarët, teknikët dhe ekspertët tash po i shqyrtojnë shkaqet e dështimit”.

Shtete e Bashkuara, Britania, Japonia dhe vendet e tjera, patën thënë se çfarëdo lansimi i raketës nga Koreja Veriore do të jetë shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara, që Phenianit ia ndalojnë aktivitetet raketore atomike dhe balistike.
XS
SM
MD
LG