Ndërlidhjet

Revista zvicerane e mbron ballinën me romin nga Kosova


Pamje nga qyteti Bazel në Zvicër

Pamje nga qyteti Bazel në Zvicër

Revista zvicerane Weltwoche e ka mbrojtur përdorimin e një fotografie të një djaloshi rom me një lodër-revole në dorë, për ta ilustruar tregimin në të cilin pretendohet se bandat e romëve po vijnë në Zvicër për të kryer krime.

Kjo revistë me seli në Cyrih thotë se kritikat dhe paditë gjyqësore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, janë të paarsyeshme.

Grupet rome dhe aktivistët kundër racizmit e kanë akuzuar revistën për nxitje të paragjykimeve raciale kundër romëve.

Pamja në ballinën e revistës ishte fotografuar në Kosovë në vitin 2008, nga një italian, që i kishte fokusuar fëmijët që luanin afër një grumbulli të mbeturinave.

Këshilli Qendror Gjerman për grupet Sinti dhe ato rome thotë se e ka paraqitur një padi policore në Gjermani, ku poashtu shitet revista Weltwoche.
XS
SM
MD
LG