Ndërlidhjet

LDK: Ku mbetën premtimet e Thaçit për furnizim 24 orë me rrymë


Pamje nga Termocentrali Kosova A

Pamje nga Termocentrali Kosova A

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë e ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Hashim Thaçi për problemet me furnizim me energji elektrike.

Në këtë kuadër shtrohet pyetja se “ky janë premtimet e qeverisë Thaçi për furnizim 24 orë”.

Në një njoftim për media, LDK thekson se Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha në furnizim me rrymë, megjithë investimet prej qindra milionë eurosh nga donatorët dhe buxheti i shtetit.

“Më shumë se 40% e energjisë së prodhuar humbet, ndërsa rrjeti i shpërndarjes mbetet në gjendje jo të mirë, duke shkaktuar humbje të mëdha teknike, që llogariten afro 20%”, thotë LDK-ja.

Mëtutje vlerësohet se procesi i privatizimit të furnizimit dhe distribucionit, kështu siç është nisur, do t’i dëmoj konsumatërot në afat të gjatë, pasi tregu do të monopolizohet nga e njejta kompani, që privatizion furnizimin bashkë me distribucionin.
XS
SM
MD
LG