Ndërlidhjet

Djegia e Ambasadës amerikane – paraburgim për serbët e dyshuar


Beograd, 21 shkurt 2008.

Beograd, 21 shkurt 2008.

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit për 11 persona të dyshuar për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-ës. Një i dyshuar, i cili në kohën e incidentit ka qenë i mitur, është liruar për t’u mbrojtur në liri.

Siç raportojnë mediat serbe, masa është shqiptuar për shkak të rrezikut se ata mund të ndikojnë te dëshmitarët, se mund të përsërisin veprën penale dhe se disa nga ta, më herët, kanë qenë të dënuar për vepra penale, me elemente të dhunës.

Hetimet kanë nisur kundër Dejan Vuçkoviqit dhe Millan Duboçaninit nga Beogradi, Gjorgje Tominit, Marko Novitoviqit, Nikolla Kosanoviqit, Dushan Sedllarit, Aleksandar Ercegut dhe Fillip Backoviqit nga Novi Sadi, Dragan Marinkovit, Millan Tomasit dhe Mlladen Nebrigiqit nga Pançeva, si dhe ndaj Drazhenko Niklloiqit nga Ingjija.

Më 21 shkurt të vitit 2008, qindra protestues nacionalistë serbë i kishin vënë zjarrin Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, në shenjë proteste ndaj mbështetjes që Uashingtoni ka treguar për pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG