Ndërlidhjet

Përleshje në Siri


Ilustrim me pamje nga Homsi i Sirisë

Ilustrim me pamje nga Homsi i Sirisë

Përleshje ndërmjet forcave besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad, dhe luftëtarëve rebelë kanë shpërthyer të premten pranë kufirit me Turqinë.

Aktivistët thonë se luftimet kanë zënë vend në fshatin Kherbet Joz, që kufizohet me shtetin turk.

Luftimet duket të jenë shkelja e parë serioze e armëpushimit që ka hyrë në fuqi të enjten, për t’i dhënë fund dhunës që ushtron regjimi ndaj protestuesve antiqeveritarë për plot 13 muaj.

Në Nju Jork, janë bërë publike planet për të dërguar një mision vëzhguesish në Siri, për të monitoruar zbatimin e planit për paqe të ndërmjetësit ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit mund të kalojë tekstin e draft-rezolutës gjatë ditës së sotme.

Rreth 30 vëzhgues do të monitoronin armëpushimin dhe tërheqjen e ushtrisë siriane nga qytetet – ashtu siç parasheh plani i Ananit.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë përfshirë Sirinë qysh në mars të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona kanë humbur jetën – shumica nga ta civilë.
XS
SM
MD
LG