Ndërlidhjet

Egjipt, ish-zyrtarët rrezikojnë të drejtat politike


Parlamenti i Egjiptit - foto arkiv
Parlamenti i Egjiptit - foto arkiv
Parlamenti i Egjiptit ka miratuar një amendament, i cili u heq të drejtat politike për 10 vjet zyrtarëve të lartë të regjimit të kaluar.

Masa duhet të ratifikohet edhe nga Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili ka marrë pushtetin pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, më 11 shkurt të 2011-ës.

Nëse hyn në fuqi, ligji mund të godasë disa ish-zyrtarë të lartë, përfshirë ish-shefin e inteligjencës, Omar Sulejaman, të cilin mund ta skualifikojë nga kandidimi për zgjedhjet presidenciale. Ai po ashtu mund të skualifikojë edhe Ahmad Shafikun – kryeministrin e fundit që ka shërbyer nën Mubarakun.

Ish-presidenti i Egjiptit është rrëzuar nga kryengritja popullore kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG