Ndërlidhjet

logo-print

Danimarkë - nis gjykimi i komplotistëve terroristë


Publikimi i karkiaturave të Profetit Muhamed kishte nxitur trazira në botën myslimane.

Publikimi i karkiaturave të Profetit Muhamed kishte nxitur trazira në botën myslimane.

Në Danimarkë ka nisur gjykimi i katër personave të akuzuar për planifikimin e sulmeve ndaj gazetës daneze, që ka publikuar karikatura të Profetit Muhamed.

Tre shtetas suedezë dhe një tunizian akuzohen për terrorizëm dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Në hapje të gjykimit në Gjykatën e Qarkut në Kopenhagë, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzën e terrorizmit.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me 16 vjet heqje lirie.

Katër të akuzuarit janë arrestuar në Danimarkë dhe Suedi në dhjetor të 2010-ës.

Gazeta “Jyllands-Posten” ka publikuar 12 karikatura të Profetit Muhamed në vitin 2005, duke shkaktuar trazira në disa vende myslimane.
XS
SM
MD
LG