Ndërlidhjet

Ngadalësohet ekonomia kineze


Monedha kineze

Monedha kineze

Kina ka bërë të ditur se ekonomia e saj është rritur për 8.1 për qind në tre muajt e parë të 2012-ës – çfarë paraqet ritmin më të ngadaltë në pothuajse tre vjet.

Zëdhënësi i Byrosë së Statistikave Kombëtare të Kinës, Sheng Kajun, ka fajësuar “presionin enorm” mbi eksportet.

Eksportet e Kinës në Evropë kanë pësuar rënie, për shkak të krizës ekonomike atje. Megjithatë, të dhënat flasin për rënie edhe të kërkesave të brendshme.

Analistët, prapëseprapë, presin që bruto prodhimi i brendshëm i Kinës të rritet më shumë se 8 për qind gjatë vitit 2012.
XS
SM
MD
LG