Ndërlidhjet

Kërkohet pezullimi i sanksioneve për Birmaninë


Jangon, 13 prill 2012.

Jangon, 13 prill 2012.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, dhe udhëheqësja pro-demokratike e Birmanisë, Aung San Su Ki, kanë kërkuar pezullimin e sanksioneve ndaj vendit të izoluar aziatik.

Kameron dhe Su Ki e kanë bërë këtë thirrje në konferencën e përbashkët për media në Jangon.

Kryeministri britanik më herët ka takuar edhe presidentin e Birmanisë, Thein Sein, dhe ka thënë se qeveria e tij duhet të demonstrojë që hapat drejt demokracisë të jenë “të pakthyeshëm”.

Kameron është kreu i parë i një qeverie perëndimore që viziton Birmaninë në disa dekada.

Sanksionet perëndimore të vendosura në Birmani për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, gjatë gjysmë shekulli të sundimit ushtarak, janë lehtësuar kohët e fundit, pasi qeveria e re civile, e mbështetur nga ushtria, ka bërë disa hapa drejt demokracisë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë politikat e bllokut ndaj Birmanisë më 23 prill.
XS
SM
MD
LG