Ndërlidhjet

Republika Serbe "s’lejon njohjen e Kosovës"


Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik.

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik.

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se Bosnjë e Hercegovina nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi një gjë të tillë nuk do ta bëjë Republika Serbe, e cila është faktor i domosdoshëm për stabilitetin e Bosnjës.

“Kosovën e kanë njohur artificialisht fuqitë e mëdha për të ndëshkuar Serbinë dhe popullin serb, për ta poshtëruar atë edhe një herë. Andaj, Kosova nuk mund të marrë legjitimitetin e Republikës Serbe”, transmetojnë mediat në Beograd deklaratën e Dodikut.

“Republika Serbe, pavarësisht presioneve të palës boshnjake, nuk do të lejojë që kjo çështje të shqyrtohet. Në Bosnjë nuk mund të kryeni asnjë punë pa pajtimin e Republikës Serbe, e cila mbron interesat dhe synimet e saj”, ka thënë Dodik, për të shtuar se “Kosova është burim i jostabilitetit afatgjatë në rajon”.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar për mediat boshnjake se është koha që Sarajeva të pranojë pavarësinë e shtetit kosovar, të shpallur më 17 shkurt të 2008-ës.
XS
SM
MD
LG