Ndërlidhjet

Një gomar, dhuratë për Obamën


Presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti amerikan, Barak Obama.
Silvio Karaskuilla shpreson që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë vizitës në Kolumbi këtë fundjavë, të ndalojë edhe në fshatin e tij Turbako dhe të vizitojë “Shtëpinë e Bardhë” atje.

Karaskuilla, një afro-kolumbian, është fans i madh i Obamës. Ish-majori i Turbakos madje ka lyer shtëpinë e tij me të bardhë dhe e ka dekoruar nga brenda me portretet e familjes Obama.

Karaskuilla thotë se nëse presidenti amerikan do të ndalojë, ai do t’i bëjë dhuratë një gomar të vogël me emrin Demo.

Karaskuilla mendon se, meqë gomari është simbol i Partisë Demokratike në SHBA, një i tillë do të ishte dhuratë e përshtatshme.

Sipas tij, gomari ka pranuar të gjitha vaksinat dhe është i vogël, andaj edhe “do të jetë e lehtë për t’i gjetur një vend në bordin e Air Force One”.
XS
SM
MD
LG