Ndërlidhjet

Konfirmohet aktakuza për një rast të shmangies së tatimit


EULEX

EULEX

Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Komunale të Pejës ka konfirmuar aktakuzën kundër Burim Sadikut dhe Bajram Sadikut. Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale të shmangies së tatimit përmes dy kompanive në Pejë, që udhëhiqen nga ata.

"Të pandehurit kanë hequr dorë nga e drejta për shqyrtimin e aktakuzës dhe të dëshmive përmes avokatëve të tyre para seancës dëgjimore për konfirmimin e aktakuzës", thuhet në kumtesën e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë - EULEX.

Po sipas saj, gjykatësi ka shpallur aktakuzën të konfirmuar dhe të gjitha dëshmitë e marra gjatë hetimeve si të pranueshme.
XS
SM
MD
LG