Ndërlidhjet

KFOR-i mohon bastisjen në ROSU


Pjesëtarë të KFOR-it
Pjesëtarë të KFOR-it
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave në Prishtinë se pjesëtarët e tij kanë bastisur Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU.

“Këtë javë ka pasur dy incidente të raportimeve të rrejshme në media. Raportimi i tretë i pasaktë ka ndodhur të premten, në lidhje me raportet tona me Policinë e Kosovës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.

Sipas tij, misioni i NATO-s e konsideron Policinë e Kosovës si partnerin më të besueshëm dhe më të aftë kur është në pyetje sigurimi i ambientit të qetë dhe të sigurt.

“KFOR-i kurrë nuk e ka parë nevojën për të kontrolluar apo monitoruar ndonjë element të Policisë së Kosovës, andaj edhe hedh poshtë raportimet e sotme të rreme”, ka deklaruar Novicki.

“Thashethemet e tilla shërbejnë vetëm për të minuar bashkëpunimin tonë të ngushtë me partnerët”, ka theksuar zëdhënësi i misionit paqeruajtës.
XS
SM
MD
LG