Ndërlidhjet

Japonia konfirmon sigurinë e reaktorëve


Ministri i Industrisë, Jukio Edano.
Ministri i Industrisë, Jukio Edano.
Qeveria e Japonisë ka konfirmuar sigurinë e dy reaktorëve të shkyçur bërthamorë dhe ka miratuar plane për rinisjen e punës së tyre.

Ministri i Industrisë, Jukio Edano, tha se autoritetet e konsiderojnë të nevojshme punën e reaktorëve në centralin bërthamor Oi, në perëndim të Japonisë.

Qeveria duhet të marrë edhe miratimin e rajoneve përreth uzinës për të rinisur puna e tyre.

Industria e energjisë bërthamore në Japoni ka humbur besimin e opinionit pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011. Fatkeqësia shkatërroi sistemet e ftohjes në centralin bërthamor Fukushima Daiçi, duke shkaktuar rrjedhje radioaktive në tre reaktorë.

Aktualisht, vetëm një nga 54 reaktorët bërthamorë të vendit është në funksion. Të gjithë të tjerët janë mbyllur për t’iu nënshtruar kontrolleve të detyrueshme.
XS
SM
MD
LG