Ndërlidhjet

Shpërndarja e Kuranit shqetëson Qeverinë gjermane


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria gjermane thotë se ka marrë “shumë seriozisht” iniciativën e grupit radikal Salafist për të shpërndarë falas miliona përkthime të Kuranit në rrugët e qyteteve të Gjermanisë.

Fushata, e organizuar nga aktivistët e Salafistit, si dhe nga biznesmeni Abu Nagi dhe grupi i tij “Religjioni i vërtetë”, ka nisur në tetor të vitit të kaluar, por polemikat kanë nisur të shpërfaqen vetëm së fundmi.

Salafistët i përkasin fraksionit ultra-konservator brenda Islamit Sunit.

Autoritetet gjermane të sigurisë thonë se islamistët më të dhunshëm janë ndjekës të Salafistmit.

Politikanët kanë akuzuar grupin e Nagit për abuzime me liritë fetare.

Burimet zyrtare flasin për rreth 2,500 salafistë në Gjermani.

Grupi i Nagit ka thënë se planifikon të dhurojë rreth 25 milionë kopje të Librit të Shenjtë Islamik në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
XS
SM
MD
LG