Ndërlidhjet

Portugalia ratifikon Kompaktin Fiskal


Ilustrim

Ilustrim

Portugalia, të premten, është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka ratifikuar traktatin për disiplinë buxhetore të bllokut – të quajtur Kompakti Fiskal.

Parlamenti miratoi marrëveshjen me votat pro të koalicionit qeverisës dhe të socialistëve opozitarë, ndërsa kundër votuan partitë e ekstremit të majtë.

Kompakti Fiskal forcon kontrollin mbi financat publike dhe parasheh dënime për vendet që tejrrisin deficitet.

Atë e kanë nënshkruar 25 nga 27 vende të BE-së në samitin e marsit. Për të hyrë në fuqi, Kompakti duhet të ratifikohet nga të paktën 12 vende nënshkruese.

Portugalia është njëri nga 17 vendet e Eurozonës, të goditura rëndë nga kriza.
XS
SM
MD
LG