Ndërlidhjet

logo-print

SHBA anulon ndihmën për Korenë e Veriut


Uashington - foto arkivi

Uashington - foto arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë anuluar ndihmën e planifikuar ushqimore për Korenë e Veriut, pas përpjekjeve të pasuksesshme të Phenianit për të lansuar raketën.

SHBA, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera kanë dënuar tentimet në fjalë, duke i konsideruar ato si mbulesë për testimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.

Zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Ben Rodes, tha se veprimi i Koresë Veriore dëshmon se Phenjanit nuk mund t’i besohet.

Rodes tha se Uashingtoni do të shqyrtojë sanksione shtesë kundër Phenianit, nëse ky i fundit vazhdon me “provokimet”.

Në muajin shkurt, Uashingtoni është dakorduar të ndihmojë me ndihma ushqimore Phenianin, në këmbim të zotimit të tij se do të ndalojë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG