Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 14 prillin në vite…


Anija Titanik
Anija Titanik
1912 - Anija britanike Titanik fundoset pas përplasjes me një ajsberg në Atlantikun Verior.

1695 - Vdes në moshën 73-vjeçare, poeti francez Zhan de la Fonten.

1775 -Shoqëria e parë amerikane për heqjen e skllavërisë organizohet nga Benjamin Franklin dhe Benjamin Rush.

1828 - Botohet edicioni i parë i "Fjalorit Amerikan të Gjuhës Angleze" nga Noah Uebster .

1865 - Aktori Xhon Uilkes Both qëlloi për vdekje presidentin Abraham Linkoln.

1939 - Botohet " The Grapes of Wrath" nga Xhon Shtajnbek.

1986 - Aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan ato që presidenti Ronald Regan i quante ”objektiva që kanë lidhje me terrorizmin” në Libi.

2002 - Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, kthehet në zyrë dy ditë pasi u rrëzua dhe arrestua nga ushtria e vendit të tij.

2002 - Tajger Uods u bë lojtari i vetëm i golfit në histori që për tri herë fiton titullin Master.

2010 - Një tërmet me magnitudë 7 në një rajon të largët tibetian të Kinës, vrau rreth 2700 vetë dhe plagosi më shumë se 10.000.(z.p.)
XS
SM
MD
LG