Ndërlidhjet

Sot - bisedimet për Iranin


Në njërën nga uzinat bërthamore të Iranit...

Në njërën nga uzinat bërthamore të Iranit...

Përfaqësues të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore pritet të nisin bisedimet në Stamboll, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Bisedimet shihen si shans që Republika Islamike dhe grupi negocioues P5+1 – në përbërje të pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë – të zgjidhin kontestin disavjeçar të aktivitetit atomik iranian, për të cilin druhet se ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh që, pos tjerash, godasin Industrinë e Naftës së Iranit dhe Bankën e tij Qendrore.

Përpara takimit, analistët kanë thënë se ka pak shpresë që bisedimet e Stambollit të rezultojnë me ndonjë përparim.
XS
SM
MD
LG