Ndërlidhjet

UNHCR: Shtohen refugjatët pakistanezë


Refugjatë pakistanezë - arkiv
Refugjatë pakistanezë - arkiv
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se numri i pakistanezëve, të cilët janë zhvendosur gjatë këtij viti për shkak të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve talibanë, pothuajse është dyfishuar në dy javët e kaluara, duke arritur në 181,000 refugjatë.

Zëdhënësi i Komisionarit të Lartë për Refugjatë, Adrian Eduard, u ka thënë gazetarëve se rreth 10,000 persona të rinj regjistrohen në baza ditore në kampin Jazolai, pranë qytetit Peshauar.

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë nisur ofensivën në rajonin e Khiberit më 20 janar, ndërsa dhuna është intensifikuar së fundmi.

Që nga viti 2008, kur Qeveria pakistaneze ka nisur luftën kundër talibanëve, mbi 650,000 njerëz kanë braktisur shtëpitë në rajonet që kufizohen me Afganistanin, përfshirë edhe Khiberin.
XS
SM
MD
LG