Ndërlidhjet

Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Kolumbi


Ilustrim
Ilustrim
Në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka arritur në Kolumbi për të marrë pjesë në Samitin e Amerikës, një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin Bogota, ndërsa dy të tjerë pranë një stacioni autobusësh në Kartagjenë – vendin ku po mbahet samiti.

Autoritetet policore kanë njoftuar se asnjëri nga sulmet nuk ka shkaktuar viktima në njerëz.

Ndërkohë, pak para arritjes së presidentit Obama, 12 agjentë të Shërbimit Sekret Amerikan janë kthyer në SHBA, për shkak të dyshimeve për sjellje të keqe, e cila, sipas disa agjencive të lajmeve, ka të bëjë me përfshirjen me prostituta.

Shërbimi Sekret nuk i ka mohuar e as konfirmuar këto pohime.

Mbi 30 presidentë marrin pjesë në samitin që zhvillon punimet të shtunën dhe të dielën.
XS
SM
MD
LG