Ndërlidhjet

logo-print

Fyle: Kosova mbetet kusht për Serbinë

  • RFE /RL

 Shtefan Fyle

Shtefan Fyle

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ka thënë se normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, mbetet kusht politik për Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane.

I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë se cilat janë shanset që Serbia, deri në fund të vitit, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, marrë parasysh problemet në zbatimin e marrëveshjes për prezantimin rajonal të Kosovës, Fyle ka thënë se ky proces “mund të zgjasë një muaj, por edhe katër vjet”.

Diplomati evropian ka thënë se nuk është e precizuar saktë nëse fusnota për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale duhet të vihet para delegacionit të Prishtinës apo në dokumentet zyrtare të takimit të caktuar.

“Tani, gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, ndoshta nuk është momenti i duhur që një gjë e tillë të precizohet, por, menjëherë pas zgjedhjeve, do t’i përkujtoj të dyja palët se çfarë saktësisht janë dakorduar – e jo secila nga to ta interpretojë marrëveshjen në mënyrën e vet”, ka thënë Fyle.

Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal në kudaër të dialogut teknik mes tyre.

Sipas marrëveshjes, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG