Ndërlidhjet

Dymbëdhjetë vjet burg për terroristin


Ilustrim
Ilustrim
Një shtetas pakistanez, që jeton në Shtetet e Bashkuara, është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata në Virgjinia, pasi ka siguruar mbështetje për një grup militant.

Xhubair Ahmad, 24 vjeç, është shpallur fajtor në muajin dhjetor. Ai ka pasur lidhje me grupin Lashkar-e-Taiba, i cili nga Shtetet e Bashkuara është shpallur organizatë e huaj terroriste që nga viti 2001.

Grupi në fjalë është akuzuar për orkestrimin e sulmeve të 2008-ës në Mumbai të Indisë, ku kanë humbur jetën 166 persona.

Ahmad ka pranuar se organizata terroriste i ka kërkuar atij të bëjë një video me kreun e grupit, e që do të përfshinte edhe skena të sulmeve në Kashmir.

Ahmadi ka incizuar videon në shtator të vitit 2010 dhe e ka postuar atë në YouTube.
XS
SM
MD
LG