Ndërlidhjet

Atmosferë e mirë në bisedimet me Iranin


Stamboll

Stamboll

Përfaqësues të Iranit dhe të gjashtë fuqive botërore kanë nisur bisedimet në Stamboll, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Bashkimi Evropian ka thënë se negociatat kanë nisur me “atmosferë pozitive”.

Zëdhënësi Majkëll Men tha se “ekziton dëshirë për përparim substancial”, ndonëse “nuk ka asnjë marrëveshje ende”.

“Ka qenë një atmosferë e mirë, miqësore dhe ka vazhduar për tre orë – çfarë askush nuk ka pritur”, ka thënë Men.

Bisedimet, të parat në 15 muaj, zhvillohen ndërmjet përfaqësuesve të Iranit dhe të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, përfshirë dhe Gjermaninë.

Ato shihen si shans për zgjidhjen e aktivitetit të kontestueshëm bërthamor të Republikës Islamike, për të cilin Perëndimi druan se ka për qëllim krijimin e armëve atomike.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë një sërë sanksionesh që godasin Industrinë e Naftës së Iranit dhe Bankën e tij Qendrore.
XS
SM
MD
LG