Ndërlidhjet

Zgjerohet lista e të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë


Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska - foto arkiv
Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska - foto arkiv
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se po bën hetime intensive për të zbardhur vrasjen e pesëfishtë, që ka ndodhur në një fshat pranë Shkupit, duke bërë të ditur se ka zgjeruar listën e personave të marrë në pyetje.

Ministrja Gordana Jankullovska nuk ka dhënë hollësi për motivet e këtij akti dhe as për autorët e mundshëm.

“Pas shqyrtimit të të dhënave nga obduksioni i trupave të pajetë të 5 viktimave, është konfirmuar fakti se ata janë qëlluar nga më shumë persona; janë përdorur tre lloje të armëve, që kanë qëlluar nga afërsia”, ka deklaruar Jankullovska para gazetarëve në Shkup.

Në fshatin Smillkovë të Shkupit, të enjten janë gjetur të vrarë pesë persona të etnitetit maqedonas.
XS
SM
MD
LG