Ndërlidhjet

Qeveria përgënjeshtron lajmin për shërbyesit civilë


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në disa media në Prishtinë, se "kinse Qeveria ka ndarë mjete nga buxheti i vendit për trajnimin e shërbyesve civilë të Kosovës në Dubai".

"Një ofertë e një kompanie, që është dërguar në imejllat zyrtarë të qeverisë, është refuzuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe si e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me qasjen dhe politikat e qeverisë për ngritjen e mëtejme të kapaciteteve profesionale të shërbimit civil të Kosovës", thuhet në komunikatën e ekzekutivit kosovar.

Përmes saj, Qeveria ka vlerësuar se "misioni i informimit të opinionit publik është një mision jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e gjithmbarshëm demokratik të vendit.

"Në këtë kuadër, çdo lajm i pavërtetë dhe si rrjedhojë çdo keqinformim i qytetarëve të Kosovës e dëmton seriozisht besueshmërinë e mediave dhe rolin e tyre në shërbim të avancimit të punës së institucioneve të vendit", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG