Ndërlidhjet

Mijëra njerëz kujtojnë Titanikun


Titaniku

Titaniku

Mijëra persona po marrin pjesë në ngjarjet që kujtojnë Titanikun – anijen që u fundos 100 vjet më parë.

Titaniku po lundronte nga Anglia në Nju Jork, kur goditi ajsbergun në natën e 14 prillit, 1912, dhe u përmbyt në orët e hershme të 15 prillit.

Mbi 1,500 persona kanë humbur jetën nga 2,208 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Anija Balmoral ka organizuar një lundrim në “udhën e dënuar” me historianë dhe pasardhës të viktimave të Titanikut. Ajo do të mbajë dy shërbime përkujtimore në vendin e fatkeqësisë, rreth 640 kilometra nga brigjet e Njufaundlend.

Një tjetër anije, Xhërni, është nisur nga Nju Jorku të martën dhe do t’i bashkohet Balmoralit.
XS
SM
MD
LG