Ndërlidhjet

logo-print

Serbia arreston edhe një kosovar


Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq - foto arkiv

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq - foto arkiv

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kanë arrestuar Mark Kasnjetin në Merdare, "bazuar në një urdhër-arrest për krime lufte".

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptari kosovar "dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë".

"Ky arrestim nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për krime lufte kundër popullsisë civile. Nëse ai është fajtor, do të tregojë procesi i mëtejshëm", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Daçiqit.

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se Kasnjeti, "si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kramirovc, më 1998".
XS
SM
MD
LG