Ndërlidhjet

KFOR-i liron disa rrugë në veri


Ilustrim me pamje arkivi

Ilustrim me pamje arkivi

Trupat e KFOR-it kanë ndërmarrë gjatë së shtunës një aksion për largimin e disa barrikadave rrugore në afërsi të Laposaviqit, njoftuan përfaqësues të misionit të NATO-s në Kosovë.

Shefi i zyrës për informim të KFOR-it, Uve Novicki, bëri të ditur se pas aksionit në fjalë janë të lira për qarkullim rrugët që çojnë për në fshatrat Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë.

Ndërkohë, zyrtarja për marrëdhënie me publikun për Grupin Shumëkombësh të betejës Lindje, Xhoj Stab, tha se aksioni ishte i përbashkët me banorët lokalë, meqë në largimin e zhavorrit morën pjesë edhe serbët e asaj pjese.

Përveç trupave amerikane mësohet se në aksion morën pjesë edhe trupat zvicerane të KFOR-it.

Serbët e veriut kanë shkaktuar pengesa në qarkullim që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ndërmori aksionin për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG