Ndërlidhjet

Ndërron jetë futbollisti italian


Ilustrim

Ilustrim

Futbollisti i Livornos, Piermario Morosini, i cili ka humbur vetëdijen në ndeshjen e së shtunës të Serisë Italiane B, ka ndërriar jetë në spital, raportojnë mediat lokale.

Morosini ka rënë në tokë në minutën 31 të lojës Peskara-Livorno, pasi ka pësuar sulm në zemër. Futbollisti 25-vjeçar ka arritur në spital në gjendje kome, ndërsa mjekët, me gjithë përpjekjet, nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

"Tragjedi në fushë. Pas pësimit të një arresti kardiak, gjatë ndeshjes mes Livornos dhe Peskaras, Piermario Morosini ka vdekur", ka konfirmuar Seria B në ueb-faqen e saj.

Federata Italiane e Futbollit ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në Itali të anulohen.
XS
SM
MD
LG