Ndërlidhjet

Krerët kosovarë urojnë Pashkët Ortodokse


Ilustrim

Ilustrim

Krerët e institucioneve kosovare u kanë uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë të vendit Festën e Pashkëve.

Në mesazhin e saj të urimit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, uroi që kosovarët ortodoksë këtë festë ta kalojnë “në lumturi, në dashuri e në harmoni me të gjithë njerëzit më të afërm dhe më të dashur”.

“Në këtë ditë të festës, le t’i rikujtojmë me respekt dhe dhimbje të gjithë ata që nuk janë sot me, si dhe të tregojmë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe të shoqërisë”, thuhet në mesazhin e presidentes, i cili bën gjithashtu thirrje që brenda këtij viti secili qytetar të përkujtojë obligimet “ndaj shoqërisë dhe shtetit”.

Në urimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkaq, ritheksohet se “qytetarët e Kosovës do të vazhdojnë të kremtojnë festat e tyre në paqe e tolerancë, në solidaritet dhe mirëkuptim”.

Edhe pse pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës i takon besimit Islam, në raportet e ndryshme për të drejtat e njeriut vendi është shquar shpeshherë për tolerancën ndërfetare.
XS
SM
MD
LG